Imamët Ibnu Maxheh dhe Ibnu Hibbani e kanë shënuar transmetimin e hazreti Aishes r.a., e cila thotë:
Pejgamberi s.a.v.s. erdhi tek unë, dhe unë nga shprehja e fytyrës e vërejta që diçka kishte ndodhur. Mori abdes dhe nuk foli me askënd. U afrova pak më shumë për të dëgjuar se çfarë do t’u thoshte (sahabëve). Ai u ul në minber, falënderoi All-llahun e Madhëruar dhe më pas tha:
“O njerëz! All-llahu ju thotë: urdhëroni (thirrni) për të mirë dhe ndaloni nga e keqja, nga e liga, nga e shëmtuara para se të bëni dua/lutje e Unë të mos ju përgjigjem lutjeve tuaja, kur më kërkoni diçka dhe Unë nuk ua jap, kur të kërkoni ndihmë e Unë nuk ju përgjigjem”.
Shkëputje nga: “Jeta e sahabëve” 3/ 350
Përshtatje: L.M.