Nuk është haram vetëm konsumimi i misht të derrit; por edhe blerja dhe konsumimi i çfarëdo ushqimi nga pasuria e fituar në mënyrë të ndaluar. Në Islam, e veçanërisht sipas mësimeve të medhhebit Hanefi, njeriu është i detyruar të kujdeset për pastërtinë e fitimit të tij sikur që kujdeset për pastërtinë e vetë ushqimit.
Pasuria e ndaluar sjell pasoja morale dhe shpirtërore tek njeriu. Dijetarët thonë se fitimi në mënyrë të ndaluar, është si një ferrë që e plagos zemrën; me ushqimin e blerë nga një pasuri e tillë, njeriu fut në vete papastërti shpirtërore, gjë që ndikon në pranimin e duasë, qetësinë e zemrës dhe bereqetin në jetë.
Prandaj, në traditën juridike Hanefite theks i veçantë dhe detyrë obligative të besimtarit paraqet fitimi me halal, sepse kjo është themeli i ndershmërisë dhe i qëndrueshmërisë shpirtërore. Nuk mjafton vetëm të shmangen ushqimet qartësisht të ndaluara; por duhet pasur kujdes edhe për prejardhjen e pasurisë me të cilën blihet ushqimi. Furnizimi halal sjell bereqet, qetësi të zemrës dhe bekim në familje, ndërsa pasuria e ndaluar, sado e vogël të jetë, mund ta largojë bereqetin e All-llahut nga jeta e njeriut.
Prandaj, njeriu vërtet i devotshëm kujdeset jo vetëm për atë që ha, por edhe për prejardhjen e asaj që ha. Kjo është rruga e pastrimit të zemrës dhe shpirtit, ashtu siç na kanë mësuar dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunnetit ndër shekuj.
Autor: Ertan Ç., dip. shkencave islame
Përshtatje,
[Xhamia R4bia Debresh]