Për çfarë shkaku ekstremistët dhe injorantët bëhen të njohur dhe pse kanë shumë ndjekës?

Gjatë historisë njerëzore shpesh është shfaqur kjo sprovë: Përpara njerëzve paraqitet një injorant, sipërfaqësor, me qëndrime të devijuara, i veshur me petkun e dijetarëve, me kokën lart sikur nuk ecën mbi tokë, rreth tij tubohen të rinjtë dhe të paditurit, ndërsa njerëzit e mençur, të urtë dhe të begatë me dije zakonisht i shmangin – përveç nëse i shtyn ndonjë interes i dynjasë.

Në kohën tonë kjo dukuri shihet në shumë rryma. Disa kanë lidhshmëri me fenë, si rrymat ekstremiste, siç janë vehabistët, e disa me çështjet e dynjasë, si përkrahësit e “tokës së rrafshët”, teorive të konspiracionit etj.

Ajo që bie në sy është se ndër ndjekësit e këtyre grupeve mbizotërojnë mbi njerëz të paktë në dije, të dobët në kuptim, vetëbesim të tepruar, komplekse psikologjike, gjuhë të ashpër dhe energji të madhe në përhapjen e ideve të tyre të shtrembëruara.

Për ta kuptuar më mirë këtë dukuri, vendose veten në pozitën e një adoleshenti që nuk ka asnjë arritje në jetë, asnjëfarë talenti të dalluar, as vite të kaluara në kërkim të dijes së dobishme, as reputacion jashtë familjes së tij – e ndoshta as brenda saj. Një i ri që nuk e ka shijuar ëmbëlsinë e dijes, as dritën e udhëzimit dhe as qetësinë e zemrës.

Pastaj shfaqet një njeri që flet me guxim të rremë dhe me frymë kryengritjeje kundër asaj që është e pranuar nga dijetarët e Ummetit. Ai i thotë: “Po më besove mua, ti je prej të zgjedhurve, ti je prej elitës, ti je i vetmi që ke të vërtetën, ti je i ngarkuar me ruajtjen e dijes dhe urtësisë.”

Pranimi i fjalëve të tij i jep atij të riu ndjenjën e famës, të qenët i veçantë, i ngritur mbi të tjerët, dhe në një mision nga Zoti.

A nuk është ky skenari i përsosur për një të ri të humbur, që nuk e ka gjetur akoma kuptimin e jetës?

Këta predikues të devijuar, bashkë me pasuesit e tyre, praktikojnë një madhërim të ndërsjellë dhe të pamerituar. Ata ua paraqesin pasuesve tekstet e sheriatit – në të cilat dijetarët e mëdhenj kanë shpenzuar jetët e tyre – në mënyrë sipërfaqësore, të thjeshtuar, të përshtatur për mendjet e tyre të ngushta, dhe u fusin idenë se ata janë më të mençur dhe më të udhëzuar se dijetarët e Ummetit. Çfarë mund të dëshirojë më tepër një i ri i pasuksesshëm ose një ish-rrugaç që sot ka lëshuar mjekër dhe mendon se është bërë besimtar i zgjedhur?

Në këmbim shërbimi, ai i riu besnik e madhëron predikuesin e tij duke e quajtur “të nderuar, të dashur, të zellshëm, hafiz, imam të lartësuar, mbrojtës të sunnetit, luftëtar kundër bidateve, udhëheqës të udhëzimit dhe armik të devijimit”.

Ai e di se e vetmja forcë e tij qëndron te bashkëmendimtarët, sepse nuk ka asnjë mbështetje në argumente dhe në dije të pastër. Prandaj u përmbahet atyre me gjithë zemër, sikur të ishin të pagabueshëm dhe sikur çdo kritikë ndaj tyre paraqet sulm ndaj fesë.

Atij nuk i pengon as nëse ky “i madhi, i dashuri, margaritar i çarshisë, krenaria e Ummetit” është mashtrues, për të cilin në vende të tjera mblidhet zekati e sadakaja, ndërsa në vendin e tij vozit veturë prej 20.000 eurosh. Ata do ta mbrojnë me çdo kusht, sepse nëse bie ai, bie edhe madhështia e tyre e rreme.

Për këtë arsye, kur leh një qen, 341 këlyshë lehin bashkë me të.

Përshtatje,
[Xhamia R4bia]