Bilal Habeshiu, radijallahu anhu

Bilal Habeshiu, radijallahu anhu, dhe nëna e tij ishin ndër myslimanët e parë që në periudhën e thirrjes së fshehtë në fenë islame. Hazreti Bilali, radijallahu anhu, është një nga shtatë personat e parë që e shpallën publikisht përkatësinë e tyre Islame.

Ai me durim përballoi torturat dhe vuajtjet e rënda që ia bënin politeistët për ta larguar nga Islami. Por sa më shumë që e torturonin, ai gjithnjë e më shumë thoshte: „Ehad! Ehad!…“, që do të thotë: „Një! Një!…“

Ai dhe nëna e tij u liruan nga skllavëria nga Ebu Bekri, radijallahu anhu, i cili i bleu dhe i çliroi.

Me këtë veprim, ai fitoi shumë lavdërime nga Pejgamberi i All-llahut, salAllahu alejhi ve sel-lem, për mëshirën dhe bujarinë e tij.

E shtrijnë mbi rërë të nxehtë që djeg dhe e godasin në trupin e zhveshur me degë të gjembave. Dhe ai vetëm përsërit: „All-llahu është Një!, All-llahu është Një!“, ndërsa gjaku i tij derdhet nga të gjitha anët. Ai nuk u dorëzua nga falja për All-llahun e Madhëruar.

Mëshira dhe dhembshuria që mbushnin zemrën dhe shpirtin e Ebu Bekrit nuk i lejuan që të qëndronte i qetë duke i parë vuajtjet e tyre. Prandaj, i dëshpëruar dhe i trishtuar, ai për një kohë të gjatë i tregonte Pejgamberit të All-llahut, salAllahu alejhi ve sel-lem, për gjendjen e tij.

Në fund, qëllimin e tij e shprehu me fjalë, duke thënë: „O Profet i All-llahut! Unë dua ta blej atë. Për këtë jam i gatshëm të jap gjithë pasurinë time! Shpirti im në këtë botë nuk do të ketë qetësi derisa ta shpëtoj këtë njeri që e sakrifikoi shpirtin e tij për All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, salAllahu alejhi ve sel-lem.“

Fjalët e tij e gëzuan shumë Pejgamberin e All-llahut, salAllahu alejhi ve sel-lem, i cili tha: „O mik i All-llahut! Mik i të Dërguarit të Tij, unë jam ortak me ty në këtë tregti…“

Menjëherë Ebu Bekri shkoi te shtëpia e pronarit të Bilalit. Bilalin e gjeti të shtrirë në tokë pa vetëdije, për shkak të vuajtjeve që kishte përjetuar. Pronarit të tij të pamëshirshëm, iu drejtua me fjalë shumë të rënda:

“O ti, i ndyrë! Sytë e tu janë të verbër nga zemërimi dhe urrejtja! A nuk ke aspak mëshirë? Pse po e torturon mikun e All-llahut? Çfarë urrejtjeje është kjo, çfarë përbuzjeje? O ti që nuk di çfarë është mëshira! A mendon se je njeri? Jo, ti nuk di fare çfarë është njerëzimi, sepse ke pamjen e njeriut, por je turpi i gjithë njerëzimit!“

Pas këtyre fjalëve, Ebu Bekri i mbushi sytë e uritur të zotit të Bilalit me pasurinë e kësaj bote. Ai u hutua dhe me habi vëzhgoi gjendjen në të cilën ndodhej Ebu Bekri.

Kur vuri re habinë e atij, Ebu Bekri i tha: „O budalla! Ti je si një fëmijë që për një arrë do të shiste një gur të çmuar me vlerë të paçmueshme, por ti nuk e di këtë! Ti nuk e di që Bilali është i çmuar edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Unë shoh në shpirtin e tij, ndërsa ti shikon ngjyrën e lëkurës së tij…”

„Nëse do të kishe kërkoje edhe më shumë në këtë shitje, unë do ta të jepja! Pas kësaj, nëse do të kishe kërkuar edhe më tepër, unë përsëri do të ta jepja vlerën e kërkuar! Dhe sikur të mos kisha më, do të merrja hua dhe do të paguaja çmimin tënd, dhe përsëri do të fitoja më shumë në këtë tregti. O ti që nuk ke fat! Dije që vlerën e arit e njeh më së miri argjendari…”

Redaksia,
[www.xhamiarabia.info]