Rrugëtimi drejt lumturisë

Ka njerëz që na mahnisin me besimin, mirësinë, durimin, dashurinë dhe gjithë sjelljen e tyre, saqë të bëhet e qartë pse All-llahu e krijoi Xhennetin dhe shpërblimin e përjetshëm… E megjithatë, ka edhe njerëz të atillë që na e hidhërojnë dhe vështirësojnë jetën aq shumë me fjalët dhe veprat e tyre, saqë bëhet e qartë pse All-llahu e ka edhe dënimin e Tij…

Sado që këta të dytët të na pengojnë, i vetmi rrugëtim drejt lumturisë është që gjithë energjinë tonë jetësore ta përqendrojmë në përpjekjen për të qenë prej atyre të parëve. Një thënie arabe thotë: ‘Nëse me jetën tënde nuk shton asgjë — atëherë ke qenë i tepërt!’

Redaksia,
[xhamiarabia.info]