44/365 — Si e përballonte Muhammedi s.a.v.s.  humbjen e personit të dashur?

Pejgamberi s.a.v.s. në jetën e tij e ndjeu shumë herë dhimbjen e ndarjes nga persona të dashur.
Kur po ndërronte jetë djali i tij i vogël, Ibrahimi, ai e mori në krahë.
Sytë i u mbushen me lot.
Abdurrahman ibn Aufi, r.a., u habit dhe pyeti: „Edhe ti, o i Dërguari i All-llahut qanë?“
Pejgamberi I All-llahut s.a.v.s. i shpjegoi se lotët janë mëshirë, e më pas shqiptoi fjalët më të bukura rreth pikëllimit:
„Syri loton, zemra pikëllohet, por ne e themi vetëm atë me çka është i kënaqur Krijuesi ynë. Dhe vërtet, o Ibrahim, jemi të pikëlluar për ndarjen nga ti.“ (Përcjell Enes ibn Maliku, r.a. Transmeton Buhariu)

Nuk e fshihte pikëllimin.
Nuk turpërohej nga lotët.
Nuk shtirej si i fortë para njerëzve.
Qante për fëmijën e tij.
Por as dhimbja më e madhe nuk shkaktojë të thotë fjalë me të cilat All-llahu nuk është i kënaqur.

Ky është sabri që Pejgamberi s.a.v.s. e tregoi me vetë jetën e tij.
Sabri nuk do të thotë se njeriu nuk ndjen dhimbje.
Nuk do të thotë as se ai nuk qan.
Do të thotë se edhe me zemër të thyer e di se kujt i përket dhe cilat kufij me gjuhën e tij nuk do t’i kalojë.

Redaksia