Për joshjen dhe shfrytëzimin e arabëve myslimanë, si edhe për naivitetin e tyre, Lorens i Arabisë ka thënë: ‘E dija se, nëse e fitojmë luftën, marrëveshjet dhe premtimet që ua dhamë arabëve do të mbeten vetëm shkronja të vdekura në letër. Megjithatë, unë arrita t’i bind se Britania e Madhe do t’u përmbahej marrëveshjeve edhe formalisht edhe në esencialisht.
Fjala ime i qetësoi, dhe ata kishin besim në atë që u thosha, kështu që më vonë ndërmorën shumë veprime të papritura. Unë i udhëhoqa arabët dhe e shfrytëzova revolucionin e tyre në masën më të madhe të mundshme në dobi të Britanisë së Madhe gjatë luftës kundër Shtetit Osman.
Nëse nuk isha në gjendje t’i ndiqja plotësisht, të paktën i fshehja qëllimet e mia dhe rolin tim si spiun mes tyre. Kur rrethanat ose situata e hedhin njeriun mes njerëzve të cilëve nuk u përket, atëherë ai jeton mes tyre pa asnjë ndjenjë dhembshurie, sepse vepron kundër interesave të tyre.
Ose përpiqet t’i fitojë për diçka që ata vetë nuk e duan, duke përdorur dinakërinë e tij për t’i tejkaluar. Kështu jam sjellë unë ndaj arabëve. I kam imituar me qëllim që ata të më imitonin dhe të më ndiqnin. I lashë zakonet e mia dhe u shtira sikur i ndiqja zakonet e tyre.
Burimi: Lorens el-Areb siretun mūxhezetun– Biografia e shkurtër e Lorensit të Arabisë; Revista Saff)
[Xhamia R4bia]