Nuk janë vetëm dy festa

Sipas transmetimeve nga Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, përmenden 7 festa:

Ato festa janë:

1. Ramazan Bajrami (Fitër bajrami).
2. Kurban bajrami,
3. Dita e Arafatit,
4. Dita e Parë e teshrikut.
5. Dita e Dytë e teshrikut.
6. Dita e Tretë e teshrikut.
7. Xhumaja.

Transmetohet nga Ukbe ibën Amiri, radijallahu anhu, se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:

I Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ‘Dita e Arafatit, Dita e Kurban Bajramit dhe ditët e Teshrikut janë festat tona. Këto janë ditë të ngrënies dhe të pirjes.” (Përmendur në: Sunen Tirmidhi (3/143–144, hadithi 773, hadith hasen-sahih), Sunen Ebu Davud (2/320, hadithi 2419), Sunen Nesai (5/252), Sunen Bejheki (4/298), Musned Ahmed (4/152), Mustedrek Hakim (1/434, hadith sahih, dhe me këtë është pajtuar Edh‑Dhehebiu).

2. Transmeton Enesi, radijallahu anhu:

I Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, erdhi në Medinë në periudhën e xhahilijetit, ku banorët e saj kishin dy ditë në të cilat argëtoheshin. Ai tha: ‘All-llahu, i Madhëruar, ua zëvendësoi ato dy ditë me ditë më të mira: me Bajramin e Ramazanit dhe Bajramin e Kurbanit. (Sunen Tirmidhi (5/250, hadithi 3044, hadithi është hasen-garib), Ibën Xheriri në tefsirin e tij (6/82).

3. Transmeton Amr ibën Ebi Amri

“Ibën Abbasi transmetoi: “Sot ua përsosa fenë tuaj, plotësova ndaj jush mirësinë Time dhe jam i kënaqur që Islami të jetë feja juaj.’ (Kur’an, El-Maide, 5:3) Ndërsa pranë tij ishte një hebre i cili tha: ‘Sikur ky ajet të na ishte shpallur neve, ne do ta merrnim ditën e shpalljes së tij si festë.’ Ibn Abbasi u përgjigj: ‘Ky ajet është shpallur në dy festa: në Ditën e Arafatit dhe në Ditën e xhumasë.” (Sunen Tirmidhiu (5/250, hadithi 3044, hadithi është hasen-garib)

Madje, edhe nga ky transmetim shihet se Ibën Abbasi, r.a., nuk e kundërshton pohimin e hebreut se ata do ta merrnin këtë ditë si festë, gjë që tregon se është e mundur shtimi i numrit të festave.

4. Transmeton Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

‘E premtja është festë, prandaj mos e bëni festën tuaj ditë agjërimi, përveç nëse e agjëroni edhe ditën para saj ose ditën pas saj.” (Musnedi Ahmed (2/303–532), Mustedrek Hakim (1/437, hadith sahih), Sahih Ibën Huzejme (3/315–316, hadithi 3161))

Autor: Sami Xheko
[Xhamia R4bia]