Vitit i Ri në nga prizma e shehidit të mihrabit Ramadan el-Buti.
- Koha paraqet kapitalin tonë të vetëm. “Gëzimi i njeriut për kalimin edhe të një viti nga jeta e tij i ngjason gëzimit të tregtarit për zvogëlimin e pasurisë së tij – إنَّ احتفال الإنسان بمرور عام من عمره، يشبه احتفال التاجر بنقصان رأس ماله.” Koha nuk paraqet vetëm numra, por enë veprash. Çdo sekondë që kalon na afron me takimin me All-llahun, prandaj në këto ditë më e vlefshme është llogaria me veten sesa hutia dhe pakujdesia.
- Lindja e Isait, alejhi selam, është gëzim për mbarë gjithësinë, gëzimi me rastin e lindjes së tij nuk duhet të shndërrohet në rënie, porse në ngritje morale. Pjesëmarrja e muslimanëve në rituale fetare që bien ndesh me besimin e drejtë është në kundërshtim me besnikërinë ndaj All-llahut të Lartësuar. Muslimani me të tjerët sillet me mirësi dhe butësi, dhe nuk duhet ta humb identitetin e tij në zakonet e tyre.
- Kurthi i ndjekjes së verbër. ‘Mahnitja jonë ndaj Perëndimit në shfaqjet e tij të ndritshme është dëshmi e një disfate të brendshme në shpirtrat tanë – إنَّ انبهارنا بالغرب في مظاهره البراقة هو دليلٌ على هزيمةٍ داخلية في أرواحنا.’ Ummeti musliman është ummet i udhëzimit, dhe duhet ta eksportojë të mirën, e jo ta importojë të keqen dhe shthurjen.
- Nata e ndërrimit të viteve duhet të jetë natë vetmie me Krijuesin, All-llahun e Madhëruar, llogaritja e vetes dhe ripërtëritja e nijetit për bamirësi.
Përshtati: L.M.
[Xhamiarabia.info]