Nata është e qetë.
Shtëpitë qetësohen, bisedat pushojnë dhe njeriu mbetet vetëm me mendimet e tij.
Edhe i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. na mësoi çfarë të bëjmë nëse zgjohemi natën.
Ai tha se ai që zgjohet gjatë natës, e përmend All-llahun me tehlile, tekbire, madhërime dhe tesbih, mandej mund të thotë: “O All-llahu im, më fal”.
Dhe nëse pas kësaj bën dua, duaja e tij do të pranohet; nëse ngrihet, merr abdes dhe fal namaz, namazi i tij do të pranohet. (Transmeton Ubade ibn Samit, r.a. E shënon Buhariu)
Sa rast i bukur i fshehur në një zgjim të zakonshëm.
E shohim orën.
Kthehemi nga ana tjetër.
Përpiqemi të flemë përsëri.
Por ndoshta sapo kemi në dispozicion disa minuta të qeta në të cilat mund ta përmendim All-llahun dhe ta lusim Atë.
Jo çdo zgjim në mes të natës duhet të jetë gjumë i humbur.
Ndonjëherë mund të bëhet ndonjë dua.
Redaksia