Para se të flinte, Pejgamberi s.a.v.s. kishte një shprehi që sahabët e ruajtën me shumë hollësi.
Aishja r.a., transmeton se çdo natë, kur shtrihej në shtrat, i bashkonte pëllëmbët dhe i lexonte kaptinat: El-Ihlas, El-Felek dhe En-Nas.
Pastaj frynte mbi pëllëmbë dhe me to fshinte trupin sa mundte, duke filluar nga koka dhe fytyra.
Këtë e përsëriste tri herë. (E transmeton Aishja r.a. E shënon Buhariu).
Është bukur ta përfytyrosh këtë pjesë të fundit të ditës së tij.
Pas të gjitha obligimeve, takimeve, bisedave dhe brengave, dita përfundonte me Kur’an dhe me kërkimin e mbrojtjes së All-llahut.
Ne shpesh biem në gjumë me telefonin në dorë.
Gjërat e fundit që shohim janë lajmet, mesazhet dhe përmbajtjet e të tjerëve, që na mbeten në mendje edhe për një kohë të gjatë.
Suneti na ofron një përfundim më të bukur të ditës.
Tri sure të shkurtra.
Pëllëmbët.
Dhe disa çaste të qeta, në të cilat njeriu ia beson veten dhe gjumin e tij All-llahut.
Redaksia