41/365 — Me cilën anë fillonte Muhammedi s.a.v.s.?

Aisha, r.a., e kishte mbajtur mend një zakon të vogël të Pejgamberit s.a.v.s. , i cili përsëritej gjatë jetës së tij të përditshme.
Ajo tha: „Pejgamberit të All-llahut i pëlqente t’i jepte përparësi anës së djathtë gjatë veshjes së këpucëve, krehjes, pastrimit dhe në të gjitha situatat.“ (Këtë e transmeton Aisha, r.a. E shënojnë Buhariu dhe Muslimi)

Madje, edhe për këpucët la një udhëzim të saktë: kur i mbath, fillo me këmbën e djathtë.
Kur i heq, fillo me të majtën.
Një gjë e vogël që njeriu mund ta bëjë çdo ditë.
Pa kohë dhe përgatitje të veçantë.
Mbath këpucët dhe kujtohesh si i vishte ato Pejgamberi s.a.v.s.

Pikërisht detaje të tilla tregojnë sa i pranishëm mund të jetë sunneti në një ditë të zakonshme.
Nuk na duhet gjithmonë të presim mundësi të mëdha që ta ndjekim atë.

Ndonjëherë sunneti fillon që te dera, kur mbathim këpucët dhe dalim nga shtëpia.

Redaksia