42/365 – Konsultimi i Pejgamberit s.a.v.s. me të tjerët?

Pejgamberi s.a.v.s. e pranonte Shpalljen nga All-llahu i Lartësuar, por prapëseprapë konsultohej vazhdimisht me njerëzit përreth tij.
Ebu Hurejre r.a. ka thënë:
“Nuk kam parë askënd që të konsultohej më shumë me shokët e tij sesa i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.” (Transmeton Tirmidhiu)
Ai i kushtonte rëndësi të madhe konsultimit me sahabët për çështjet administrative, ushtarake dhe praktike të kësaj dynjaje. Thënia e njohur e tij që vë kufirin mes shpalljes fetare dhe përvojës njerëzore është:
“Ju jeni më të dijshëm për çështjet e dynjasë suaj.” (Transmeton Muslimi)
Kjo tregon shumë për karakterin dhe udhëheqjen e tij:
– Përulësi në udhëheqje: Edhe pse ishte udhëheqës i padiskutueshëm, ai nuk mendonte se duhej të kishte gjithmonë fjalën e fundit apo të vetmen zgjidhje për çdo gjë praktike.
– Dëgjues i mirë: Ai i dëgjonte njerëzit me vëmendje dhe i pyeste me sinqeritet për mendimin e tyre.
– Vlerësim i ideve të tjera: Ai e pranonte pa hezitim një propozim të mirë kur ai vinte nga dikush tjetër.

Redaksia