Abdurrahman ibn Hasan esh-Shejh, pasardhës i harixhiut të njohur Muhammed ibn Abdulvehhabit en-Nexhdi, jetoi në periudhën e shtetit të dytë saudit-vehabist. Vehabistët pas ibn Abdulvehhabit, e konsideronin atë si muxheddidin e dytë (ripërtëritësin e fesë).
Në komentimin e tij të veprës së Ibn Abdulvehhabit, Kitabut-tevhid, me titull Fethul-Mexhid, sherh Kitabut-tevhid, ai shkroi:
“Është e njohur se sot shumica e dijetarëve nga vende të ndryshme nuk e njohin tevhidin (njësinë e All-llahut).”
Ky vehabist, në të njëjtën vepër, pohon se banorët e Egjiptit janë jobesimtarë, sepse e “adhurojnë” shejh Ahmed el-Bedeviun; se banorët e Irakut dhe të viseve përreth, si edhe banorët e Omanit, janë jobesimtarë, sepse e “adhurojnë” shejh Abdul-Kadir el-Xhejlaniun; si dhe se banorët e Shamit janë jobesimtarë, sepse e “adhurojnë” shejh Muhjiddin ibn Arebiun.
Me të njëjtin cilësim ai i përfshiu edhe banorët e Nexhdit dhe Hixhazit para shfaqjes së davetit vehabist, si edhe banorët e Jemenit.
Myftiu bashkëkohor vehabist, Ibn Bazi, e konfirmoi këtë tekfir masiv të banorëve të Egjiptit, Shamit, Hixhazit dhe Jemenit.
Në komentimin e tij të veprës Fethul-Mexhid, ai shkroi:
“Hyjnia më e madhe e banorëve të Egjiptit është shejh Ahmed el-Bedeviu.”
Gjithashtu ai përmendi:
“Banorët e Shamit e adhurojnë shejh Ibn Arebiun.”
Po ashtu:
“Banorët e Hixhazit dhe Jemenit adhurojnë idhuj, pemë, gurë dhe varre.”
Këto janë bindjet e fshehta dhe të neveritshme të lëvizjes së hershme dhe bashkëkohore harixhite, vehabiste, përkatësisht pseudo-selefiste, e cila financohet nga Arabia Saudite dhe që u krijua si një prodhim djallëzor-britanik. Bëhet fjalë për një sekt harixhit, i cili ekzistonte që në kohën e prijësit tonë, hazreti Aliut, i cili luftoi kundër pasuesve të tij. I vetmi ndryshim është se neo-harixhitët bashkëkohorë fshihen pas emërtimeve si “eserijë/hanbelijë” dhe “sunitë”, megjithëse eserijtë dhe hanbelijtë e vërtetë janë plotësisht të pastër nga këta vehabistë dhe nuk kanë asnjë lidhje me ta.
Menhexhi (metodologjia fetare) e këtij sekti bazohet në doktrinën teologjike të refuzuar të Ibn Tejmijes, e cila është antropomorfiste në natyrë, domethënë nënkupton atribuimin All-llahut të cilësive karakteristike të krijesave. Atribuimi All-llahut i cilësive të krijesave e nxjerr njeriun nga Islami, sipas qëndrimit të përbashkët të të gjithë dijetarëve të Ehli Sunetit dhe Xhematit.
Përveç kësaj, menhexhi i tyre bazohet në kundërshtimin e ixhmasë (konsensusit të dijetarëve islam) në çështje të ndryshme, në kundërshtimin e medhhebeve sipas qëndrimit të Ibn Hazmit, si dhe në armiqësinë ndaj tërë Ummetit të Muhammedit, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të.
E lusim All-llahun që t’i udhëzojë këta njerëz në rrugën e drejtë. E nëse ata këmbëngulin në armiqësinë e tyre ndaj Islamit dhe muslimanëve, atëherë All-llahu le të gjykojë në Ditën e Gjykimit ndaj këtyre armiqve të muslimanëve dhe të gjithë pasardhësve të Ademit, paqja qoftë mbi të.
Redaksia