I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Askush të mos e ngrejë një njeri tjetër nga vendi ku është ulur e pastaj të ulet vetë në atë vend; përkundrazi, bëni vend dhe zgjerohuni.“
Dikush ka ardhur para nesh dhe është ulur.
Vendi i tij meriton respekt.
Ndoshta nuk është një njeri i njohur.
Ndoshta është i qetë dhe nuk do ta kundërshtojë.
Por kjo nuk na jep të drejtë ta largojmë që të ulemi ne.
Sa shumë nga qëndrimi ynë ndaj njerëzve shihet edhe në një karrige. Për dikë bëhet menjëherë vend. Pritet që dikush të ngrihet, të largohet dhe të tregojë mirëkuptim.
I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. na mësoi të bëjmë vend për atë që vjen, duke e ruajtur të drejtën e atij që është tashmë aty.
Ndonjëherë mjafton që të gjithë të lëvizim nga pak.
Që një njeri të pranohet, pa u poshtëruar askush për shkak të tij.
Redaksia