I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ndër shenjat e hipokrizisë përmendi edhe këtë: “Kur i besohet diçka, ai e tradhton.”
Ndonjëherë dikush na lë çelësin e tij. Dikush tjetër na beson të holla për t’ia dorëzuar një personi të tretë. Ndërsa një tjetër na beson atë që nuk ka mundur t’ia thotë askujt: shqetësimin e tij, një problem familjar ose një gabim për të cilin ndihet i turpëruar.
Ai e hapi zemrën para nesh, sepse besoi se fjalët e tij do të mbeteshin të sigurta tek ne. Por ndonjëherë ne i përcjellim ato duke thënë: “Mos i trego askujt.” Kështu, ne kërkojmë që të tjerët të ruajnë atë që vetë nuk e ruajtëm.
I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. paralajmëroi se tradhtia e amanetit është shumë serioze. Prandaj duhet ta ruajmë si pasurinë e tjetrit, ashtu edhe intimitetin e tij, që njeriu të mos pendohet pas bisedës me ne që na e hapi zemrën.
Redaksia