Pejgamberi s.a.v.s. na mësoi se njeriu që teshtin duhet të thotë:“Elhamdulil-lah.”
Ndërsa ai që e dëgjon, i përgjigjet: “Jerhamukellah”— domethënë: All-llahu të mëshiroftë.
Pastaj ai që teshtiu, ia kthen përgjigjen me dua: “Jehdina ve jehdikumullah.” — All-llahu na udhëzoftë neve dhe juve! (E transmeton Ebu Hurejre, r.a., e shënon Buhariu)
Vetëm tre fjali të shkurtra.
Njëri teshtin, tjetri i uron mëshirën e All-llahut, e i pari ia kthen me lutje për udhëzim dhe mirësi.
Edhe një moment kaq i vogël e i përditshëm nuk kalonte pa falënderim ndaj All-llahut dhe pa një fjalë të mirë për njeriun pranë vetes.
Ndoshta pikërisht këtu qëndron një nga bukuritë e sunnetit. Na mëson se për mirësinë nuk duhet pritur rast të veçantë. Mjafton që dikush të teshtijë
Redaksia,