Para Pejgamberit s.a.v.s. dy njerëz po grindeshin.
Njërin prej tyre e kaploi aq shumë zemërimi, saqë iu skuq fytyra.
Pejgamberi s.a.v.s. e shikoi dhe tha:
“Unë di një fjalë që, po ta thuash, do të kalojë zemërimi: E’udhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim.”
Nuk i tha t’i kundërpërgjigjej më ashpër.
Nuk e mësoi si ta fitonte sherrin.
E udhëzoi që së pari të fitonte mbi atë që po ndodhte brenda tij.
Sepse njeriu në zemërim shumë lehtë mund të thotë fjalë që më pas nuk i kthen dot mbrapsht.
Mund të bëjë diçka për të cilën pendohet.
Nga një zënkë e vogël mund të krijojë një problem të madh.
Prandaj Pejgamberi s.a.v.s. , në çastin e zemërimit, e orientoi njeriun drejt All-llahut.
Para se t’i përgjigjesh tjetrit, ruaje veten. E’udhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim.”
Ndonjëherë disa sekonda heshtjeje dhe këto fjalë mund të ruajnë atë që zemërimi do ta prishte.
Redaksia