Edukimi dhe karakteri i njeriut duken edhe te detajet më të vogla, te sofra e ushqimit.
Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të) transmeton:
“I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kurrë nuk bënte vërejtje për ushqimin; nëse i pëlqente, e hante, e nëse nuk i pëlqente, e linte.” (Transmeton Ebu Hurejra, All-llahu qoftë i kënaqur me të. E shënojnë Buhariu dhe Muslimi).
Ai kurrë nuk thoshte që ushqimi është i keq apo nuk nuk ka shije. Nëse diçka nuk i shijonte, thjesht nuk e hante.
Sot, sa shpesh dëgjojmë te tryeza shprehje si:
“Ushqimi s’është i mirë.”
“Është shumë i kripur.”
“Nuk më pëlqen fare.”
“Kush e ka gatuar këtë?”
Harrojmë se pas çdo pjate ushqim qëndron mundi i dikujt.
Pejgamberi s.a.v.s. na mëson një edukatë shumë të bukur, të cilën mund ta zbatojmë në familjen tonë: nuk është e thënë të na pëlqejë çdo ushqim, por nuk duhet t’ia prishim qejfin atij që e ka përgatitur apo atyre që po e hajnë.
Nëse të pëlqen, haje. Nëse jo, lëre pa hapur fjalë.
Redaksia,