Padrejtësia dhemb. Dhe kur njeriu e di se mund të hakmerret, falja bëhet edhe më e vështirë.
Aisha, r.a., duke përshkruar Pejgamberin s.a.v.s., thotë: “Ai nuk e kthente të keqen me të keqe, por falte dhe kalonte mbi gabimet.” (E transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi)
Kjo nuk ishte dobësi. Pejgamberin s.a.v.s. dinte të qëndronte kundër padrejtësisë dhe t’i mbronte të drejtat e të tjerëve. Por kur bëhej fjalë për veten e tij, ai nuk priste rast për t’ia kthyer dikujt.
Sa shumë e lodh njeriun të mendojë vazhdimisht për atë që dikush i ka bërë: çfarë tha, si veproi, si t’ia kthejmë…
Falja, ndonjëherë, do të thotë pikërisht këtë: të mos lejojmë që padrejtësia e dikujt të vazhdojë të jetojë brenda nesh shumë kohë pas ngjarjes.
Nuk mund të ndryshosh atë që dikush ta ka bërë. Por mund të vendosësh se çfarë do të mbash me vete më tej.
Redaksia,