14/365 — Si reagonte Muhammedi a.s. kur e fyenin?

Aisha, radijallahu anha, e njihte më së miri karakterin e Pejgamberit s.a.v.s..
Kur e pyetën se si reagonte ai kur e fyenin, ajo u përgjigj: “Ai nuk e kthente të keqen me të keqe, por falte dhe ua kapërcente gabimet.”
Ai mund të përgjigjej. Mund t’ua kthente me të njëjtat fjalë. Megjithatë, fyerja e tjetrit kurrë nuk e përcaktonte sjelljen e tij — dhe ky është një mësim i madh për të gjithë ne.
Kur dikush na fyen, mendimi ynë i parë shpesh është t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë; të gjejmë fjalë që ta lëndojë atë të paktën aq sa na lëndoi ne.
Por Pejgamberi s.a.v.s. na mësoi një mënyrë tjetër: t’i falësh, ta kapërcesh fyerjen dhe të mos lejosh që karakteri i ulët i tjetrit të të ulë në nivelin e tyre.
Nuk ke pse t’i përgjigjesh çdo fjale që e dëgjon. Disa përplasje përfundojnë më së miri atëherë kur zgjedh të mos përgjigjesh.

Redaksia,