Mendo, kaq shumë përfitime në vetëm 10 minuta angazhim në ditë:
Minuta e parë:
Nëse e lexon një herë suren El-Ihlas, është sikur ke lexuar një të tretën e Kur’anit.
Mund ta lexosh për më pak se një minutë.
Minuta e dytë:
Kush i lexon dy ajetet e fundit të sures El-Bekare në një natë, do t’i mjaftojë.
Mund t’i lexosh për një minutë.
Minuta e tretë:
Kush e lexon Ajetul-Kursijen pas çdo namazi, asgjë nuk e ndan nga Xhenneti përveç vdekjes.
Kjo zgjat më pak se një minutë.
Minuta e katërt:
Kush e lexon Ajetul-Kursijen para gjumit, All-llahu ia dërgon një roje dhe djalli nuk i afrohet deri në agim.
Minuta e pestë:
Kush kërkon falje për besimtarët dhe besimtaret, All-llahu i shkruan një vepër të mirë për secilin besimtar dhe besimtare.
All-llahu im, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët dhe të vdekurit (Allahumme-gfir lil-mu’minine vel-mu’minat, vel-muslimine vel-muslimat, el-ahja’i minhum vel-emvat).
Minuta e gjashtë:
Të thuash: “Subhanallah, elhamdulillah, la ilahe illallah, Allahu ekber” është më e mirë se çdo gjë mbi të cilën lind dielli.
Qoftë i lavdëruar All-llahu, falënderimi i takon All-llahut, nuk ka zot përveç All-llahut, All-llahu është më i madhi (Subhanallahi vel-hamdulillahi ve la ilahe illallahu vallahu ekber).
Minuta e shtatë:
Kush e thotë 10 herë pas sabahut dhe akshamit:
Nuk ka zot përveç All-llahut, të vetëm, pa shok, Atij i takon pushteti dhe falënderimi, Ai ngjall dhe vret dhe Ai është i gjithëfuqishëm. (La ilahe illallahu vahdehu la shërike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu, juhji ve jumit, ve huve ala kulli shej’in kadir).
Minuta e tetë:
Kush lexon pas ezanit:
All-llahu, Zoti i kësaj lutjeje të plotë dhe namazit, jepi Muhammedit الوسيلة dhe فضيلة dhe ngrije atë në shkallën e lavdëruar që ia ke premtuar (Allahumme Rabbe hadhihid-da’vetit-tamme, ves-salatil-ka’ime, ati Muhammedenil-vesilete vel-fadilete veb’athhu mekamen mahmudenilledhi veadteh).
Minuta e nëntë:
All-llahu im, kërkoj mbrojtje tek Ti nga brenga dhe trishtimi, nga paaftësia dhe dembelizmi, nga frika dhe lakmia, dhe nga mbingarkesa e borxheve dhe shtypja e njerëzve (Allahumme inni e’udhu bike minel-hemmi vel-hazen, ve e’udhu bike minel-‘axhzi vel-kesel, ve e’udhu bike minel-xhubni vel-buhl, ve e’udhu bike min galebetid-dejni ve kahrir-rixhal).
Minuta e dhjetë:
Kërkoj falje nga All-llahu, nuk ka zot përveç Tij, i Gjallë dhe i Përjetshëm, Atij i pendohëm (Estagfirullah el-ledhi la ilahe il-la huvel-hajjul-kajjum ve etubu ilejh). (3 herë)
Përfundim
Vendose këtë në faqen tënde që të mos e harrosh — le të jetë sadakaja e përhershme për çdo njeri që e lexon. Vërtetë nuk do të humbasësh asgjë nëse e mbështet dhe e shpërndanë — ndoshta mund të bëhesh arsyeja që dikush të fillojë të bëjë mirësi.
Përshtatje,
Redaksia.