Pejgamberi s.a.v.s. nuk i harronte kurrë njerëzit që ndër vite i kishin bërë mirë.
Për vite me radhë pas vdekjes së Hatixhes (kënaqësia e All-llahut qoftë mbi të), sa herë që therte ndonjë dele, ai u dërgonte një pjesë të mishit mikeshave të saj.
Aishja (kënaqësia e All-llahut qoftë mbi të) një herë i tha për këtë: “Thua se në këtë botë nuk ka pasur grua tjetër përveç Hatixhes.”
Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. filloi të fliste për virtytet e saj dhe për gjithçka që ajo kishte bërë për të. (Transmeton Aishja. E shënojnë Buhariu dhe Muslimi).
Hatixhja nuk jetonte më.
Por njerëzit që ajo i kishte dashur dhe respektuar nuk u zhdukën nga jeta e tij për këtë arsye.
Ai e ruante lidhjen me ta për hir të saj.
Kjo tregon shumë për besnikërinë e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.
Sot ne e kemi lehtë t’i kujtojmë njerëzit kur kemi nevojë për ta.
Por kur kalojnë vitet, kur ndryshojnë rrethanat apo kur personi nuk është më mes nesh, gradualisht i harrojmë.
Pejgamberi s.a.v.s. nuk e harronte kurrë të mirën në këtë mënyrë.
Nëse dikush dikur kishte qenë i mirë me të apo me atë që ai e donte, vitet nuk mund ta fshinin atë mirënjohje.
Është e bukur t’i kujtojmë njerëzit që na qëndruan pranë kur e kishim të vështirë.
Por është akoma më e bukur që ata, edhe pas shumë vitesh, mund ta ndiejnë ende këtë mirënjohje.
Redaksia