MEbu Dherri, r.a., një herë u grind me dikë. Në zemërim e sipër e fyeu, duke ia përmendur nënën. Kur i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., e mori vesh këtë, nuk e la pa ia vënë në dukje ato fjalë.
I tha: “O Ebu Dherr, a e fyeve për shkak të nënës së tij? Ti je një njeri tek i cili ende kanë mbetur gjëra të xhahilijetit” (Ebu Dherr el-Gifari, r.a., transmeton; e shënojnë Buhariu dhe Muslimi).
Pastaj ia kujtoi se si duhet të sillemi me njerëzit që janë nën përgjegjësinë tonë: “Vëllezërit tuaj janë shërbëtorët tuaj; All-llahu i ka vënë nën pushtetin tuaj. Prandaj, ai që e ka vëllanë e tij nën pushtetin e vet, le ta ushqejë me atë që ha vetë dhe le ta veshë me atë që vesh vetë.”
Ebu Dherri ishte sahab, ishte besimtar. Por kur shqiptoi një fjalë me të cilën e poshtëroi tjetrin për shkak të prejardhjes, i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., ia bëri të qartë se në të kishin mbetur ende gjurmë nga koha e xhahilijetit.
Ky është një mësim i fortë shoqëror. Njeriu nuk vlen më pak për shkak të prejardhjes, familjes, ngjyrës së lëkurës, punës që bën ose pozitës që nuk e ka. Fytyra jonë e vërtetë shpesh shfaqet pikërisht në mënyrën se si sillemi me atë mbi të cilin kemi ndonjë epërsi.
Mund të kemi më shumë para, një funksion më të lartë, një mbiemër më të njohur apo më shumë autoritet. Por asgjë nga këto nuk na jep të drejtë t’ia marrim dinjitetin një njeriu tjetër. I Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., një sjellje të tillë e quajti trashëgimi të xhahilijetit.
Redaksia