Njëherë, i Dërguari I All-llahut s.a.v.s. po shpërndante pasuri, kur një burrë tha me pakënaqësi:
“Pasha All-llahun, në këtë ndarje nuk kishte drejtësi dhe as nuk u synua kënaqësia e All-llahut.”
Fjalë të rënda.
Kur ia përcollën të Dërguarit tëAll-llahuts.a.v.s., në fytyrën e tij u duk qartë se ishte prekur.
Por ai nuk u përgjigj me zemërim, as me fjalë që do ta rëndonin edhe më shumë situatën.
Ai tha:
“Kush do të ishte i drejtë, nëse All-llahu dhe i Dërguari i Tij nuk janë të drejtë? All-llahu e mëshiroftë Musain. Ai u ofendua edhe më shumë se kjo, por duroi.”
Sa herë ndodh që na dhemb më shumë jo vetë padrejtësia, por dyshimi në qëllimin dhe sinqeritetin tonë.
Dhe pikërisht këtu shkëlqen shembulli i të Dërguarit të All-llahuts.a.v.s: edhe kur lëndohet, ai nuk e humb qetësinë; edhe kur preket, ai nuk e lë zemrën të mbushet me ashpërsi.
Ky është mësimi i madh:
jo çdo padrejtësi kërkon përgjigje të menjëhershme, dhe jo çdo fjalë meriton të kthehet me të njëjtën peshë.
Ndonjëherë forca më e madhe është durimi, fisnikëria dhe besimi se e vërteta nuk humbet.
Redaksia