I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:
“Janë dy mirësi të cilat i humbasin (ose nuk i vlerësojnë) shumë njerëz: shëndeti dhe koha e lirë.“
Përderisa jemi të shëndetshëm, shumë gjëra i lëmë për më vonë:
– Vizitën e prindërve;
– Leximin e Kur’anit;
– Ndihmën ndaj dikujt që ka nevojë për ne.
Themi: „Ka kohë.“
Pastaj kalojnë ditët në të cilat mundeshim, por nuk vepruam. Vetëm kur sëmuremi, e kuptojmë se sa shumë vlente ai mëngjes kur nuk na dhimbte asgjë.
Kur na rëndojnë obligimet, dëshirojmë qoftë edhe një orë nga ajo kohë që dikur e shpenzonim lehtësisht.
I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. na kujtoi të jemi mirënjohës për të mirat që tashmë i kemi.
Sot ndoshta kemi:
– Forcë për një vizitë;
– Kohë për të lexuar disa ajete kur’anore;
– Mundësi për ta përfunduar një vepër të mirë që prej kohësh po e shtyjmë.
Ia vlen të bëjmë diçka nga këto derisa ende mundemi.
Redaksia