Mustafa Kemali lindi dhe u rrit në Selanik (Thessaloniki), që konsiderohej si qendër hebraike. Për këtë arsye, shumë autorë e klasifikuan atë ndër hebrenjtë dönmeh. Ai dyshohet se ka shërbyer për interesat e Perëndimit, i cili e ka promovuar si hero për ta bërë më të pranueshëm në shoqërinë turke
• E shfuqizoi Hilafetin Islam në vitin 1342 hixhri (1923).
• E shfuqizoi Ministrinë e Vakëfeve në vitin 1924 dhe përgjegjësitë e saj ia transferoi Ministrisë së Arsimit.
• I mbylli xhamitë dhe i shtypi me dhunë lëvizjet fetare.
• Në vitin 1926, e zëvendësoi Sheriatin Islam me një ligj civil të miratuar nga Zvicra.
• E zëvendësoi kalendarin hixhri me kalendarin gregorian.
• Hoqi nga kushtetuta deklaratën se Turqia është shtet islamik.
• E ndryshoi betimin zyrtar të nëpunësve shtetërorë: nga betimi në All-llahun, në betim për nderin e tyre.
• Alfabeti arab u zëvendësua me shkronjat latine për të shkruar në gjuhën turke, ndërsa shkrimi arab u ndalua në të gjitha botimet turke.
• E kufizoi numrin e xhamive dhe deklaroi se fryma islame e pengonte përparimin.
• E uli numrin e predikuesve të paguar nga shteti në 300 dhe i udhëzoi që në hutbet e së premtes të diskutonin për bujqësinë, industrinë dhe politikat shtetërore, si dhe ta lavdëronin Ataturkun.
• E shndërroi Xhaminë e Shën Sofisë në muze dhe Xhaminë e Fatihut në depo.
• E ndaloi arsimin fetar në shkolla dhe më vonë, në vitin 1933, e mbylli Fakultetin e Sheriatit në Universitetin e Stambollit.
• E ndaloi fesin dhe imponoi kapele të stilit evropian.
• E ndryshoi ditën zyrtare të pushimit javor nga e premtja në të dielën.
• Promovoi nacionalizmin turk dhe e rishkroi historinë për të theksuar një të kaluar nacionaliste turke.
• Punoi për shfuqizimin e hixhabit të grave, promovoi heqjen e mbulesës dhe e shfuqizoi kujdestarinë mashkullore mbi gratë.
• Promovoi festat me vallëzim, kërcimin dhe teatrot e përbashkëta për burra e gra.
• Urdhëroi që Kur’ani të përkthehej në turqisht dhe që ezani të thirrej në turqisht.
• Pastroi gjuhën turke nga fjalët me origjinë arabe dhe persiane, duke i zëvendësuar me fjalë evropiane dhe nga gjuha e lashtë hitite.
Përkthim,
Redaksia