77/365 — Si reagonte kur dikush e lavdëronte së tepërmi një person tjetër?

I Dërguari I All-llahut s.a.v.s dëgjoi një njeri duke e lavdëruar së tepërmi një burrë tjetër dhe tha:
„E shkatërruat atë.“

Lavdërimi mund ta inkurajojë njeriun.
Por teprimi mund ta bëjë atë të besojë se është më i mirë nga ç’është në të vërtetë.
Ai fillon të presë admirim.
E pranon më me vështirësi këshillën.
Çdo vërejtje e përjeton si fyerje.

Prandaj, edhe fjalët e mira kërkojnë masë.
Mund ta falënderojmë një njeri për ndihmën e tij.
Mund ta lavdërojmë për përpjekjen e tij.
Mund ta përmendim të mirën që e kemi parë tek ai.
Por nuk është e nevojshme që, për shkak të një vepre të mirë, ta paraqesim si një njeri pa asnjë të metë.

I Dërguari I All-llahut s.a.v.s. na paralajmëroi se, me fjalët tona, mund ta dëmtojmë edhe atë të cilit dëshirojmë t’i bëjmë mirë.

Është bukur ta lavdërosh një njeri në atë mënyrë që ai të dëshirojë të vazhdojë të bëjë mirë, pa menduar se nuk ka më asgjë për të përmirësuar tek vetja.

Redaksia