Vehabizmi historikisht është mbështetur te tekfiri dhe lufta ndaj muslimanëve të tjerë, duke u nxitur nga bindja për një ‘besim të drejtë’ (akide), bazuar kryesisht në mënyrën se si Ibn Abdul-Vehhabi e ka interpretuar tevhidin dhe shirkun.
Në fillimet e tij, lëvizja vehabiste kërkonte respektim rigoroz të Sheriatit si në jetën private ashtu edhe në atë shtetërore, duke refuzuar çdo bashkëpunim me jobesimtarët. Por me kalimin e kohës, situata ndryshoi krejtësisht. Në fillim të shekullit XX, sundimtari Abdulaziz Ibn Saud i detyroi dijetarët vehabistë ta pranonin marrëveshjen e përhershme dhe nënshtrimin ndaj Perandorisë Britanike. Pavarësisht rezistencës nga disa grupe vehabiste, rebelimi i tyre u shua me forcë nga armata e Ibn Saudit.
Pavarësisht se dijetarët vehabistë u pajtuan me nënshtrimin ndaj Britanisë e më vonë ndaj SHBA-ve, ata nuk hoqën dorë nga shpallja e jovehabitëve si të devijuar dhe as nga kërkesa për respektimin e përpiktë të Sheriatit në nivel individual e shtetëror.
Një tjetër kthesë e rëndësishme ndodhi në vitet 1990. Qeveria saudite e rriti varësinë nga Shtetet e Bashkuara duke lejuar hapjen e bazave ushtarake amerikane në territorin e saj, ndërsa paralelisht filloi ta zbehte rolin e Sheriatit në qeverisje. Për ta legjitimuar këtë qasje, shteti i detyroi dijetarët vehabistë të predikonin nënshtrim të verbër ndaj sundimtarit, duke anashkaluar si aleancat me jomuslimanët, ashtu edhe largimin gradual nga Sheriati.
Gjatë viteve 1990, vehabizmi pësoi ndryshime të mëtejshme. Qeveria saudite u bë edhe më e varur nga Shtetet e Bashkuara dhe filloi të hapte baza ushtarake amerikane në të gjithë vendin, duke filluar gjithashtu ta zvogëlonte gradualisht zbatimin e Sheriatit në nivel shtetëror. Për më tepër, qeveria i detyroi ulematë vehabitë të pranonin dhe të predikonin nënshtrimin jokritik ndaj sundimtarit, pavarësisht marrëveshjet me jomuslimanët apo zbutjes së Sheriatit.
Pavarësisht kësaj, vehabistët vazhduan t’i shpallnin jobesimtarë (tekfir) muslimanët e tjerë për shkak të doktrinës së akides, ndërkohë që mbetën rigorozë në jetën e tyre personale (si mbajtja e mjekrës, e mbulesës, shmangia e alkoolit dhe falja e pesë namazeve në ditë).
Gjatë dekadës së fundit, vehabizmi ka hyrë në një fazë të re, të lidhur ngushtë me “Vizionin Saudit 2030” (Saudi Vision 2030). Kjo fazë parashikon përfundimin e procesit të heqjes së zbatimit të Sheriatit (që nisi në vitet 1990) dhe promovimin nga ana e shtetit të një perëndimorizimi sistematik në veshje, sjellje dhe norma gjinore. Kjo ka sjellë shfaqjen e një forme të re, të quajtur vehabizmi post-vehabist.
Ky lloj vehabizmi jo vetëm që e pranon nënshtrimin e heshtur ndaj sundimtarit (ndërkohë që ai lidh aleanca me jomuslimanët dhe heq Sheriatin nga ligji shtetëror), por përfshin tashmë edhe braktisjen e çdo respektimi rigoroz personal të Sheriatit. Për rrjedhojë, brezi i ri i ligjëruesve vehabistë në internet përfshin figura si Dr. Malik, Dr. Rahmeh, Dr. Houtha, Varner etj. Madje, përfshihen edhe ish-reperë (si Mutah Napoleon), të cilët hapur kryejnë mëkate përmes mënyrës së veshjes, gjuhës vulgare, ndërveprimeve me gjininë e kundërt, përdorimin e alkoolit në publik apo mburrjes për marrëdhënie jashtëmartesore.
E vetmja gjë që ata ruajnë nga format e mëparshme të vehabizmit është:
1. Shpallja e të tjerëve si jobesimtarë (tekfir) për çështje të akides muslimanët e tjerë.
2. Nënshtrimi i verbër dhe i plotë ndaj qeverisë saudite.
Vehabizmi i epokës “Vision 2030”
1. Tekfiri: Shpallja e të gjithë muslimanëve të tjerë si jobesimtarë për çështje të akides.
2. Nënshtrimi shtetëror: Bindje e plotë dhe jokritike ndaj shtetit saudit.
3. Aleancat: Pranimi i marrëveshjeve me jobesimtarët dhe i nënshtrimit ndaj tyre.
4. Mungesa e Sheriatit shtetëror: Asnjë kërkesë apo pritshmëri për zbatimin e Sheriatit nga ana e shtetit.
5. Mungesa e Sheriatit personal: Asnjë kërkesë për respektimin e rreptë të rregullave fetare në sjelljen dhe jetën e përditshme të individit.
Si përfundim, “vehabisti i vitit 2030” në thelb është një liberal i perëndimorizuar, feja e të cilit përbëhet tërësisht nga nënshtrimi ndaj shtetit saudit dhe nga praktika e tekfirit ndaj muslimanëve të tjerë që nuk ndajnë të njëjtën akide vehabiste. Ky lloj tekfiri drejtohet veçanërisht kundër atyre që e kritikojnë shtetin saudit për aleancat e tij me jobesimtarët dhe për heqjen e ligjeve të Sheriatit
Përshtatje,