I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush e do vëllanë e tij, le t’ia thotë këtë.”
Disa njerëz i duam dhe i vlerësojmë prej vitesh. Gëzohemi kur i takojmë dhe i përmendim në duatë tona, por këtë nuk ua themi kurrë.
Mendojmë se kuptohet vetvetiu — se ata e dinë se sa shumë rëndësi kanë për ne.
I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. na mësoi që dashurinë për hir të All-llahut ta shprehim me fjalë. Ndoshta kemi një mik pranë të cilit jemi bërë më të mirë, një njeri shoqëria e të cilit na kujton All-llahun, apo dikë që ka qëndruar pranë nesh në ditët më të vështira.
Është e bukur që ai ta dëgjojë se sa i dashur është për ne. Ndonjëherë një fjali e sinqertë i afron njerëzit më shumë se vite të tëra, gjatë të cilave të dy kanë pritur që tjetri ta thotë i pari.
Redaksia