I Dërguari I All-llahut s.a.v.s. i mësoi sahabët që ta ndihmonin vëllain e tyre, si kur i bëhej padrejtësi, ashtu edhe kur ai vetë bënte padrejtësi.
Njëri prej tyre pyeti se si mund të ndihmohej një njeri që bën padrejtësi.
I Dërguari I All-llahut s.a.v.s u përgjigj: „Ta pengosh që të bëjë padrejtësi — kjo është vërtet ndihmë për të.“
Kjo nuk është gjithmonë e lehtë.
Veçanërisht kur bëhet fjalë për dikë që është i yni.
Një mik.
Një anëtar i familjes.
Një njeri të cilin e respektojmë.
E shohim se ka gabuar, por e mbrojmë.
Kërkojmë justifikime.
Heshtim për gjëra ndaj të cilave, kur do t’i bënte dikush tjetër, do të reagonim menjëherë.
Ndërsa ai, për shkak të mbështetjes sonë, vazhdon.
I Dërguari I All-llahut s.a.v.s. na tregoi se afërsia sjell edhe përgjegjësi.
Njeriut i ndihmojmë më së shumti kur i themi se e ka kaluar kufirin dhe e ndihmojmë ta korrigjojë atë që ka bërë.
Është mirë të kemi dikë që do të na ndalojë para se t’i shkaktojmë edhe më shumë dhimbje dikujt tjetër.
Redaksia