E unë e bëra Hixhretin, nga mendja në zemrën dhe në shpirtin tim, duke nxituar drejt Teje, për të qenë Ty i kënaqur!
Çdo largim nga mëkati është hixhret.
Çdo vepër e mirë është hixhret. Çdo vepër për ta përmirësuar veten dhe për ta forcuar personalitetin tënd është hixhret.
Çdo mendim i mirë për vëllanë dhe motrën besimtare është hixhret.
Çdo braktisje e gibetit është hixhret.
Çdo përkujtim i Pejgamberit, paqja e All-llahut qoftë mbi të, është hixhret.
Çdo respekt e mendimeve të të tjerëve që nuk përputhet me tuajat është hixhret.
Pranimi i kritikës dhe mendimi i pjekur për atë kritikë, domethënë drejtimi i tërë energjisë drejt korrigjimit të saj është hixhret.
Çdo gjë që bën në emër të All-llahut për arritjen e kënaqësisë së Tij, që Ai të na pranojë dhe të na presë në gjendjen më të mirë të mundshme është hixhret.
Lufta e vazhdueshme me veten është hixhret.
Hixhret është kur ju udhëtoni çdo ditë nga mendja juaj në zemrën dhe në shpirtin tuaj, duke pyetur veten nëse i kemi bërë diçka të keqe dikujt apo nëse kemi bërë diçka të mirë e që mund ta kishim bërë akoma më mirë?!
Ne jemi udhëtarë të përditshëm, edhe nëse nuk lëvizim fizikisht askund, sepse udhëtojmë për t’u pritur ngrohtësisht nga Ai që do më shumë dhe më bukur!
[Përkthim: L.M.]