Lejletu-l Berati (nata e Beratit)

“I Dërguari i All-llahut, a.s., një natë gjatë namazit të natës qëndroi aq gjatë në sexhde saqë mendova se kishte vdekur. U ngrita, e preka me gisht tregues, dhe ai lëvizi dhe e ngriti kokën nga sexhdeja. Kur e përfundoi namazin, më tha: ‘O Aishe! A mendove se i Dërguari i All-llahut të ka mashtruar?

Thashë: ‘Jo, pasha All-llahun, o i Dërguari i All-llahut, nuk e mendova këtë, por mendova se ke vdekur ngaqë qëndrove kaq gjatë në sexhde.’

I Dërguari, a.s., atëherë tha: ‘E a e di ti se cila natë është kjo?’

Thashë: ‘All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.’

Ai tha: ‘Kjo është nata e mesit të Sha’banit. All-llahu i Madhëruar sonte i vështron me mëshirë robërit e Tij, i fal ata që kërkojnë falje dhe i përfshinë me mëshirën e Tij ata që kërkojnë mëshirë. Pa gjë i lë vetëm ata që ushqejnë urrejtje ndaj të tjerëve (njerëzit e këqij).’”

Çfarë duhet bërë gjatë Lejletul-beratit?

Duke e marrë parasysh vlerën e kësaj nate, çdo musliman duhet të qëndrojë sa më gjatë i zgjuar gjatë kësaj nate madhështore, ose së pakti një pjesë të kësaj nate, më së miri pas mesnatës, ta kalojë në ibadet.

Me rastin e Lejletu-l beratit rekomandohen këto ibadete:

Më e pëlqyeshme është të kalohet në namaz vullnetar. Nuk është përcaktuar numri i rekateve që duhet falur. Zakonisht kur falet namaz nate , selam mund të jepet pas çdo dy rekate. Gjithashtu është e pëlqyeshme që çdo pjesë e namazit, qëndrimi në këmbë, leximi i Kur’anit, rukuja dhe sexhdet të zgjasin më shumë se zakonisht. Nëse ti kaptina të gjata i lexon ato, ose sipas transmetimit të Imam Gazaliut mund të lexohen suret e shkurta nga disa herë.

Leximi i Kur’anit është një ibadet shumë i dobishëm. Pas namazit, ose në ndonjë kohë tjetër gjatë kësaj nate, do të ishte shumë e bukur të lexohen sa më shumë ajete dhe sure nga Kur’ani.

Dhikri. Krahas namazit vullnetar dhe leximit të Kur’anit, gjatë kësaj nate është e pëlqyeshme të bëhet dhikër, të përmendurit dhe madhërimi i All-llahut të Lartësuar, si dhe dërgimi i salavateve mbi të dashurin tonë, Pejgamberin, s.a.v.s.

Duatë / lutjet. Përfitimi më i madh në këtë natë mund të arrihet përmes namazit dhe duas. Shpresohet, nëso do All-llahu, që lutjet e bëra në këtë natë të pranohen, Duaja vetvetiu është ibadet. All-llahu i Madhëruar i pranon lutjet, i zgjidh nevojat dhe e shpërblen besimtarin për çdo dua që e bën. Duatë mund të bëhen në gjuhën arabe, apo në gjuhën amtare.

Agjërimi vullnetar me rastin e Lejletul-beratit. Agjërimi vullnetar i ditës që pason Lejletul-beratin është një vepër shumë e pëlqyeshme. Kjo ditë ka vlerë të veçantë dhe është traditë e mirë që besimtari ta kalojë duke agjëruar, duke kërkuar falje dhe duke iu afruar All-llahut të Madhëruar. Agjërimi në këtë ditë sjell shpërblim të madh dhe është një mënyrë e bukur për ta plotësuar natën e kaluar në ibadet.

Autor: Muhammad Taqi Usmani

Përshtatje,
[xhamiarabia.info]