A është islamofobia sëmundje?!


Duke filluar nga mediat e printuara, përmes kanaleve televizive deri te faqet në internet, shpesh pranë fjalës Islam qëndron edhe fobia. Çfarë është fobia? Përkufizimi thotë kështu:
“Fobia (greqisht: phobos – frikë, ikje) është një frikë e shprehur dhe e qëndrueshme, më së shumti e tepruar ose e pabazuar, dhe shfaqet në lidhje me pritjen e një objekti ose situate specifike.” Në shpjegimin e mëtejshëm thuhet se të rriturit me fobi specifike e njohin se frika është E TEPRUAR DHE E PABAZUAR, por nuk mund t’i rezistojnë asaj. Por në përkufizim thuhet se është E TEPRUAR OSE E PABAZUAR. Shfaqen simptoma fizike të shprehura, të cilat përkeqësohen: djersitje e pëllëmbëve, skuqje në fytyrë, rrahje të shpejta të zemrës, dhimbje në kraharor, personi ndjen se nuk ka ajër (ndjesi se do të mbytet), dridhje të duarve dhe këmbëve, dridhje të zërit.

Kam gjetur edhe një të dhënë që thotë: “Fobia është një formë e zakonshme e çrregullimit ankioz. Prek njerëz të të gjitha moshave, të gjitha shtresave shoqërore, të pasur dhe të varfër, në të gjitha gjerësitë gjeografike. Sipas Institutit Kombëtar Amerikan për Shëndetin Mendor, midis 5 dhe 12 % e amerikanëve vuajnë nga ndonjë fobi, dhe situata është e ngjashme në Evropën Perëndimore. Më shpesh prek gratë. Shpesh vështirëson funksionimin e përditshëm në familje, në punë, në jetën shoqërore, dhe në rastet ekstreme mund të çojë edhe në paaftësi të plotë.”

Nga kjo mund të përfundojmë se fobia është një sëmundje mendore, një lloj depresioni, pra një çrregullim ankioz (përfshihet ndër çrregullimet më të zakonshme psikike, të sëmurët jetojnë në pritje të tensionuar që diçka e tmerrshme do të ndodhë, parashikime të zeza dhe frikë që shuan gëzimin e jetës).

Nëse kemi përfunduar që fobia është sëmundje dhe është e tillë që duhet trajtuar, atëherë kemi shumë njerëz (islamofobë) në radhë që duhet të caktojnë takim me psikiatrin!

Edhe pse pranë fjalës islam qëndron fobia, mendoj se nuk bëhet fjalë për fobi, por për urrejtje që fshihet pas asaj fjale “fobi”, një lloj përbuzjeje dhe mungese tolerancë. Megjithatë, ekzistojnë islamofobë që kanë nevojë për ndihmë psikiatrike, fatkeqësisht bëhet fjalë për personalitete të kompleksuar që mbajnë emra muslimanë (kjo është gjithçka që u ka mbetur nga islami), kështu që ekspertët do t’u diagnostikojnë më shumë sëmundje sesa fobi, disa prej tyre janë humbje, krizë identiteti, personalitete të ndara ose të shumëfishta dhe të ngjashme.

Është interesante sa hipokritë janë ballkanasit, njerëz që mund ta fshehin fytyrën e tyre të vërtetë për shumë kohë, madje edhe për gjithë jetën. Por nëse jemi në paqe dhe del ndonjë tekst, është rregull që të komentohen, por anonimisht, për t’ua treguar muslimanëve vendin e tyre. Më habit Evropa, do të ishte më logjike që t’i zgjidhin ndarjet mes tyre, mos harrojmë se kisha ortodokse ose lindore u nda nga kisha romake ose perëndimore, arsyet janë si gjithmonë dominimi, politika, pushteti, por këto i kanë shtypur thellë. Dhe më interesantët gjetën muslimanët si objekt urrejtjeje. Pse muslimanët janë gjemba në sy për të gjithë? Islami është fe që propagandon barazinë, paqen, tolerancën. Pse nuk marrin shembull nga udhëheqësi më i madh që ka ekzistuar ndonjëherë? Profeti ynë Muhammed s.a.v.s., me ardhjen në Medinë u bë udhëheqës shtetëror, kryetar politik, dhe si i tillë siguroi paqen dhe harmoninë, kështu që të gjithë qytetarët e Medinës trajtoheshin si një komb, pavarësisht fesë, racës apo prejardhjes.

“Kushdo që vret një person që është në paqe me muslimanët, nuk do ta nuhasë aromën e xhenetit.” (Muslimi)
“Kujdes! Kushdo që është i ashpër dhe i padrejtë ndaj pakicës jo-muslimane, ose keqpërdor të drejtat e tyre, ose i ngarkon me taksa që ata nuk mund t’i përballojnë, ose merr diçka prej tyre kundër vullnetit të tyre, unë (Pejgamberi Muhammed) do të ankohem kundër atij personi në Ditën e Gjykimit.” (Ebu Davud)

Do ta citoj akademikun Muhamed Filipović: “Islamofobia është kultivuar shekuj me radhë dhe bazohet në islamofobinë e vjetër evropiane që rrjedh nga kryqëzatat dhe qëndrimi i Perandorisë së Shenjtë Romake Gjermane (Achen 800) se Evropa duhet të jetë e krishterë dhe të gjithë muslimanët duhet të shfarosen prej saj. Kjo arriti në Spanjë, Itali dhe filloi, por nuk arriti në Ballkan. Islamofobia ushqehet edhe për shkak se tek ne bëhet identifikimi i fesë me kombësinë, kështu që interesat dhe konfliktet kombëtare projektohen edhe në fenë. Vetë islamofobia nuk është e bazuar dhe nuk duhet të lejohet as sipas kanunit kishtar, as sipas përmbajtjes së fesë së Jezusit të dashurisë, nëse një fe e tillë dhe krishterimi modern janë të një, të dytë apo të tretë prejardhjeje.”

Shkruan: Dženana Karagić

Përshtaje nga redaksia,

[Xhamiarabia.info]