Jo: Ku është Zoti yt?; por: Kush është Zoti yt?

Pyetja për All-llahun që besimtarët nuk duhet ta bëjnë është: Ku është All-llahu? Në Kur’an nuk ekziston asnjë pyetje e tillë, sepse All-llahu është përtej perceptimit të shqisave dhe mundësive njohëse të njerëzve. All-llahu për këtë  në Kur’an thotë: “Shikimet nuk mund ta arrijnë Atë, ndërsa Ai i arrin shikimet…. [El-En’am, 103]

Pyetja e drejtë për All-llahun që besimtarët duhet t’ia bëjnë vetes është: Kush është Zoti im? Në shumë vende në Kur’an shtrohet pikërisht kjo pyetje:
“Thuaj: Kush ju furnizon nga qielli dhe nga toka? Kush e zotëron dëgjimin dhe shikimin? Kush nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Dhe kush i rregullon çështjet? Do të thonë:Allahu. Atëherë thuaj: A nuk po i frikësoheni Atij?” [Junus, 31]
Kur njeriu vdes, melekët në varr nuk do ta pyesin: “Ku është Zoti yt?” Jo! Ata do ta pyesin: “Kush është Zoti yt?”

Autor: Elvir Duranović
Përkthim,
[Xhamiarabia.info]