






🚫 Vehabistët i ndryshojnë, i heqin dhe i fusin fjalitë e tyre në veprat klasike islame! Këtë e bëjnë në të gjitha gjuhët, dhe skema është e njëjtë: i heqin qëndrimet autentike të ehli sunnetit vel xhematit, t’i fusin qëndrimet e tyre muxhessime, mushebbihe dhe harixhite, dhe t’i paraqesin si qëndrime të dijetarëve klasikë të medhhebeve sunite!
Prej vitesh na thonë: “Qëndroni te burimet autentike. Lexoni përkthimet tona. Kjo është zgjedhja më e sigurt.”
Atëherë bëra atë që pothuajse askush nuk merr guximin ta bëjë: lexova tekstin arab dhe atë anglisht krah për krah, “Rijadus-Salihin” në 2 vëllime.
Dhe mu thye zemra. Fjali të lëna jashtë. Shumë thënie të imam En-Neveviut të lëna pa u përkthyer. Titujt e kapitujve të përmbledhur dhe të shkurtuar. Fjalët e të Dërguarit All-llahut s.a.v.s., të zgjeruara brenda thonjëzave me shpjegime të vetë përkthyesit, pa kllapa, pa fusnotë, pa asgjë.
Pjesa më e trishtueshme! Zërat më të zhurmshëm që kërkojnë “autenticitet” zakonisht janë pikërisht ata që nuk kanë lexuar kurrë asnjë faqe në origjinal. Ata e mbrojnë botuesin, jo tekstin.
Vëllezër dhe motra, kopertina e fortë jeshile nga Riadi, KSA, nuk është isnad (zinxhir transmetimi). Logoja nuk është dëshmi e autenticitetit.
Për ata që dinë të paktën një nivel mesatar të gjuhës arabe: lexojeni tekstin arab dhe tekstin e përkthimeve vehabiste njëri pranë tjetrit.
Kurani dhe Suneti janë amanet. Mos i lejoni askujt, sado “i njohur” të jetë, t’ju dorëzojë një version të filtruar dhe të paplotë të veprave të imamëve sunnitë dhe ta quajë atë origjinal.
Allahu na ruajttë nga sekti vehabist!
Redaksia,
[Xhamiarabia.info]