Sabri (durimi)

Durim është kur brenda mban aq shumë dhimbje, ndërsa para njerëzve qëndron i buzëqeshur.
Durim është kur sytë e tu janë plot lotë, por askush nuk i vëren, sepse ti qan brenda vetes si fëmijët.
Durim është kur hedhin gurë para këmbëve tua, ndërsa ti bëhesh sikur nuk i sheh.
Durim është kur ta fusin thikën pas shpine, dhe ti i nxjerr një nga një pa treguar që të ka dhembur.
Durim është kur ëndërron për trëndafila, por ecën mbi gjemba.
Durim është kur e di që të gënjejnë, por ti i nderon me të vërtetën.
Durim është kur mban veten, edhe pse mund të thyhesh në copa.
Sabri (durimi) është cilësi e shpirtërave të fortë!”

Përshtatje,
Redaksia,
[www.xhamiarabia.com]