Vërtet, çdo gjë në këtë botë mund të imitohet dhe të kopjohet, por ka tri thesare të shenjta që askush nuk mund t’i marrë lehtë: karakteri i pastër, dija e vërtetë dhe sjellja e mirë. Këto janë dhurata të All-llahut, që burojnë nga zemra e njeriut dhe nga lidhja e tij me Krijuesin.
Pejgamberi, paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të, na mësoi se më i miri ndër njerëz është ai që ka karakterin më të mirë dhe sjelljen më të hijshme. Dija, e cila është dritë në zemër, nuk mund të kopjohet nga ai që nuk e ka kërkuar me sinqeritet dhe përkushtim.
Prandaj, kujdesuni për shpirtin tuaj, kultivoni karakterin tuaj me devotshmëri dhe kërkoni dijen me zemër të pastër. Sepse vetëm kështu do të jeni të vërtetë dhe të dallueshëm në këtë botë dhe në Ahiret.
All-llahu na udhëzoftë në rrugën e drejtë dhe na bëftë prej atyre që karakterin, dijen dhe sjelljen i ruajnë si thesare të çmuara. Amin!
L.M.
[xhamiarabia.info]