Lirimi i Stambollit dhe Mehmed Fatihu i II

Më 29 maj 1453, para 573 vjetësh, Sulltan Mehmed Fatihu i II e pushtoi Kostandinopojën – Stambollin, ndërsa ai ishte vetëm 21 vjeç. Kjo ishte përpjekja e 16-të e muslimanëve për ta liruar këtë qytet.

Gjatë 49 viteve të jetës së tij, Sulltan Mehmed Fatihu i II e çliroi Perandorinë Bizantine, Perandorinë e Trapazanit, Anadollin, Krimin, Transilvaninë , Morean, Shqipërinë, Principatën Serbe dhe Mbretërinë e Bosnjës. Njësitë e tij përfundimisht u vendosën edhe në tokën e Italisë në vitin 1480 nën udhëheqjen e Gedik Ahmed-pashës. Vdekja e tij ishte pengesa për çlirimin e Romës.

Sulltan Mehmed Fatihu i II fliste 7 gjuhë (turqisht, arabisht, persisht, greqisht, hebraisht, latinisht dhe sllavisht). Matematika, astronomia dhe teologjia e arritën kulmin në kohën e tij. E admironte letërsinë dhe artin. Nën pseudonimin „Avni“, pas vetes la një Divan – një koleksion poezish. Në shtetin që ai sundonte u ndërtuan rreth 500 xhami. E themeloi sistemin shtetëror – kodifikoi shumë ligje. Ishte inxhinier arkitekture, dhe personalisht bëri llogaritjet fizike dhe matematike për një nga katër predha-hedhësit (Topi Shahi) që u përdorën për depërtimin përtej mureve të qytetit.

Kur të urtit nga ekipi i tij e këshillonin që të reflektonte nëse do të duhej ta fillonte çlirimin e qytetit, nëse kishte forcë të mjaftueshme për një veprim të tillë, apo nëse do të ishte e mençur të prisheshin marrëdhëniet me Bizantin, duke ofruar një zgjidhje kompromisi, ai tha fjalën e famshme: „Duhet të përpiqesh për ta arritur atë që duket e pamundur, në mënyrë që të kuptosh kufijtë e asaj që është e mundur.“

Gjatë rrethimit të qytetit, ai kreu një nga taktikat më të njohura ushtarake duke thënë: „Nëse ata janë aq të mençur sa ta lidhin me zinxhirë Gjirin e Artë (Gjiri Haliç), ne jemi aq të guximshëm sa t’i kalojmë anijet nëpër tokë.“ Dhe në të vërtetë anijet kaluan nëpër tokë!

Disa e konsiderojnë vitin 1453 si “fillimin e shtypjes,” ndërsa të tjerët e shohin atë si “plotësimin e lajmit të gëzuar të Pejgamberit, s.a.v.s.

All-llahu i mëshiroftë Sulltan Mehmed Fatihun e II dhe luftëtarët e tij dhe t’i nderojë ata me Xhenneti Firdevs!

Autor: Nezim Halilovic

Përkthim: Redaksia
[xhamiarabia.info]