Në medhhebin Hanefij është shumë e papëlqyer, mekruh-tahrimi, që njeriu të falë çfarëdolloj namaz nafile, ndërsa imami e mban hutben, sepse hutbeja është pjesë përbërëse e xhumasë; dëgjimi i saj është farz (obligim) dhe për shkak të hutbes është ligjëruar nxitimi për në namazin e xhumasë:
“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin)…” [El Xhumua, 9]
Të gjitha veprimet e tjera ndalohen në mënyrë që mesazhi i hatibit të arrijë në veshët e njerëzve, ndërsa falja e namazit nafile është dobi individuale, dhe ajo e pengon obligimin kolektiv dhe të gjithë ata që kanë ardhur me kohë dhe po e dëgjojnë hutben.
Për këtë e kemi edhe transmetimin nga Ibën Omeri, r.a., se Pejgamberi, a.s., ka thënë: „Kur dikush prej jush hyn në xhami, ndërsa imami po e mban hutben, atëherë nuk ka namaz, as bisedë, derisa imami ta përfundojë hutben.“ (Et-Taberani, El Mu‘xhemu’l-kebir)
Redaksia,
[Xhamiarabia.info]