Vehabistët thonë: mevludi është bidat.
Thonë: të ngrihesh në shenjë respekti kur përmendet Resulullahu a.s. është bidat.
Thonë: ta shprehësh dashurinë ndaj tij në këtë mënyrë është teprim.
Por pastaj e hapim Sahihul-Buhariun dhe shohim se sa e madhe ishte dashuria e sahabëve.
Kur i Dërguari i All-llahut a.s. merrte abdes, sahabët kapnin pikat e ujit të mbetur nga abdesi i tij, duke kërkuar bereqet në të.
Buhariu transmeton: “Kur Pejgamberi a.s. merrte abdes, ata thuajse garonin për ujin e mbetur nga abdesi i tij.”
E tillë ishte dashuria e tyre për Muhammedin s.a.v.s.
Dhe kur vinte Sa’d ibn Mu’adhi, r.a., vetë Resulullahu a.s. u thoshte sahabëve: “Ngrihuni në shenjë nderimi për prijësin tuaj.”
Pra, nëse është e lejuar të ngrihesh për një njeri si shenjë nderimi dhe respekti, a do ta shpallim lehtë si devijim çdo ngritje që një musliman e bën për të shprehur respekt ndaj përmendjes së robit më të zgjedhur të All-llahut?
Ne nuk po pretendojmë se sahabët kishin mevludin e sotëm me kijam, as se ekziston një transmetim sahih që ata ngriheshin sa herë që dëgjonin emrin e tij. Por as nuk duhet ta kthejmë automatikisht në mëkat çdo gjë që është shprehje dashurie dhe respekti, pa një argument të qartë.
Sahabët e ruanin qimen e tij. Kërkonin bereqet në ujin që kishte prekur trupin e tij të bekuar. E donin më shumë se vetveten, fëmijët e tyre dhe pasurinë e tyre.
E ne sot debatojmë nëse është “tepër” edhe të ngrihesh në këmbë me respekt kur përmendet ai.
Ndoshta pyetja nuk është vetëm: “A është kjo bidat?”
Ndonjëherë duhet të pyesim veten:
Sa janë ngurtësuar zemrat tona ndaj atij që All-llahu e dërgoi mëshirë për botët.
Dashuria për Resulullahun a.s. nuk është vetëm në fjalë. Por zemra që e do me të vërtetë nuk mund të mbetet indiferente kur përmendet emri i tij i bekuar.
Të duam, ja Resulullah!
Redaksia
[Xhamiarabia.info]