Dikush e përfytyron si një njeri që për shkak të përgjegjësisë së madhe, ishte gjithmonë me fytyrë serioze. Nuk ishte kështu.
Abdullah ibn Harith, r.a., ka thënë: „Nuk kam parë askënd që buzëqeshte më shumë se i Dërguari i All-llahut, a.s.“ (¹Tirmidhiu, 3641)
E qeshura e tij më së shumti ishte buzëqeshje. Dhe kur qeshte, shokët e tij mund t’ia shihnin dhëmballët.
Përfytyroje atë skenë!
Njeriu që i vinte Shpallja, që mbante barrën e njerëzimit, përcillte të dashurit dhe kalonte përmes përndjekjeve, urisë, luftërave dhe humbjeve, ndërsa njerëzit që jetuan me të e mbanin mend buzëqeshjen e tij.
Ndoshta kjo është një nga gjërat e para që duhet ta njohim.
Ata që ishin pranë tij ndienin ngrohtësi, dashuri dhe butësi.
Redaksia,
[Xhamiarabia.info]