Mbetet diku e shkruar dora që ke zgjatur, por mbetet edhe ajo dorë që e ke tërhequr pas, atëherë kur dikush kishte më së shumti nevojë.
Mbetet fjala me të cilën e ke ngritur dikë, ashtu siç mbetet edhe ajo fjalë për shkak të së cilës dikush ka qarë në vetmi.
Njerëzit mund të harrojnë. Mund të heshtin. Ndoshta kurrë nuk do ta kthejnë me të njëjtën mënyrë. Por te All-llahu, asgjë nuk humbet.
Prandaj, me kujdes zgjidh se çfarë lë në zemrat e të tjerëve, sepse një ditë do të gjesh përpara vetes gjithçka që ke mbjellë.
“Kush bën mirë sa një grimcë, do ta shohë atë; dhe kush bën keq sa një grimcë, do ta shohë atë.” (Kur’an, Ez-Zilzal: 7–8)
Redaksia,
[Xhamiarabia.info]