Po. Pejgamberi ﷺ bënte shaka me shokët e tij.
Por shakatë e tij nuk fyenin, nuk poshtëronin dhe nuk mbështeteshin në gënjeshtër.
Njëherë shokët e tij i thanë:
“O i Dërguar i All-llahut, ti po bën shaka me ne?”
Ai u përgjigj: Po, por unë them vetëm të vërtetën.” (Tirmidhiu)
Ky ishte humori i tij: i ngrohtë, i butë dhe i vërtetë. Ai dinte t’i bënte njerëzit për të qeshur pa lënduar askënd me fjalët e tij.
Në shoqërinë e tij, feja nuk nënkuptonte fytyrë të vrenjtur dhe seriozitet të vazhdueshëm.
Aty kishte vend edhe për buzëqeshje, afërsi dhe shaka të bukura.
Por edhe në shaka kishte kufi: të mos i bëjmë disa të qeshin duke i lënduar të tjerët.
Shakaja e bukur i afron njerëzit. Shakaja e keqe lë pas gjurmë, të cilat shpesh fshihen pas fjalisë:
“Epo, po bëja vetëm shaka.”
Pejgamberi ﷺ bënte shaka, por edhe atëherë nuk ndalonte së qeni i butë dhe nuk ndalonte së thëni të vërtetën.
Redaksia,
[Xhamiarabia.info]