6/365 — Si fliste me ata që kishin frikë prej tij?

Një njeri qëndroi përpara Pejgamberit ﷺ dhe filloi të dridhej nga frika.
Ndoshta priste të shihte përpara një sundimtar, para të cilit ulet shikimi e peshohen mirë fjalët.
Pejgamberi ﷺ e vuri re frikën e tij dhe nuk dëshironte që ai të ndihej i parehatshëm në praninë e tij.
Atëherë i tha:
“Qetësohu. Unë nuk jam mbret. Jam vetëm biri i një gruaje nga fisi Kurejsh, që hante mish të tharë.” (Shënon Ibn Maxhe)
Sa modest ishte ai, të cilit All-llahu ia kishte besuar Shpalljen e fundit! Mund të fliste për pozitën e tij, për nderin dhe për gjithçka që i ishte dhënë.
Por, në vend të kësaj, njeriut që dridhej para tij i foli për nënën e vet dhe për ushqimin e thjeshtë që ajo hante.
Mund t’i thoshte:
“Mos më ki frikë. Edhe unë jam njeri si ti.”
Madhështia e Pejgamberit ﷺ nuk i bënte njerëzit të ndiheshin të vegjël pranë tij.
Përkundrazi.
Sa më i madh të jetë njeriu, aq më pak e ndjen nevojën t’ua tregojë të tjerëve madhështinë e vet.

Redaksia,
[Xhamiarabia.info]