Imam Ebu Hanife: Dielli i dijes dhe fikhut islam

Sot e përkujtojmë lindjen e një prej figurave më të shquara të Ummetit Islam, imamit të Madh, Ebu Hanifes (zoti qoftë i kënaqur me të), dijetar nga gjenerata e dytë e myslimanëve (Tabiinët).

Imam Ebu Hanife (Nu‘man ibn Thabit) ishte një nga dijetarët më të mëdhenj të Ehli Sunetit. Ai shquhej për dijen, urtësinë, devotshmërinë, ndershmërinë dhe qëndrueshmërinë e tij në të vërtetën.

Ishte imam i imamëve, mësues i dijetarëve dhe një nga juristët (fakihët) më të mëdhenj që ka nxjerrë ndonjëherë historia islame. Dija e tij e thellë, kuptimi i jashtëzakonshëm i fesë, frika ndaj All-llahut dhe thjeshtësia e tij shërbejnë si shembull frymëzues për të gjitha gjeneratat.
Emri i tij është shkruar me shkronja të arta në historinë islame, ndërsa shkolla dhe trashëgimia e tij shkencore prej shekujsh vazhdojnë ta ndriçojnë rrugën e miliona muslimanëve në mbarë botën.

All-llahu i Madhëruar e mëshiroftë, e lartësoftë emrin e tij dhe e shpërbleftë me të mirat më të mëdha për dijen dhe shërbimin ndaj fesë! All-llahu na bëftë prej atyre që e ndjekin rrugën e dijes, sunetit, sinqeritetit dhe devotshmërisë.
Amin! 🤲🏻

Redaksia,