Edhe detajet më të zakonshme nga jeta e të Dërguarit s.a.v.s. janë ruajtur me përpikmëri: si hante, si ulej, si flinte, madje edhe si pinte ujë.
Enes ibn Maliku (r.a.) transmeton se i Dërguari s.a.v.s. e pinte ujin me tre pushime (fryme) (shënon Muslimi).
Ai nuk e pinte të gjithë ujin me një frymë. Pinte pak, e largonte enën nga goja për të marrë frymë, e pastaj vazhdonte përsëri. Në një transmetim tjetër, i Dërguari I All-llahut s.a.v.s. shpjegon se kjo mënyrë e shuan etjen më mirë dhe është më e shëndetshme dhe më e këndshme.
Ky është një detaj që lehtë mund ta anashkalojmë, por pikërisht detaje të tilla e bëjnë këtë seri kaq të veçantë. Kur e njeh të Dërguarin s.a.v.s. , e njeh atë si në ngjarjet e mëdha historike, ashtu edhe në veprimet e thjeshta të përditshmërisë — siç është pirja e një gote ujë.
Edhe sot, pas më shumë se katërmbëdhjetë shekujsh, ne e dimë saktësisht se si pinte ai.
Redaksia,