Bidatçiu i mirënjohur dhe armiku i ehli sunnetit, Nasiruddin Albani, duke i fyer të gjithë ata që i përkasin ehli sunneh vel xhemaat, thotë se kushdo që falet sipas njërit nga katër medhhebet, në të vërtetë nuk di si falet namazi, madje as imamët e atyre medhhebeve të mëdha nuk e falnin namazin në mënyrë të duhur!
Imami ynë i madh Nu’man b. Thabit Ebu Hanife, r.a., nuk i mori mësimet e tij rreth namazit nga dijetarët e mëvonshëm, por nga brezi i parë që ishte pranë Pejgamberit ﷺ. Ai i shikonte as’habët duke u falur, dhe as’habët gjithashtu e shikonin atë. Gjithashtu, hazreti Ebu Hanifeja i shikonte anëtarët e Ehli-bejtit, a.s., duke u falur, dhe ata e shikonin atë.
Njohuria dhe praktika e tij ishin të lidhura me mësimet e dy brezave të parë të muslimanëve, as’habët dhe tabiinët dhe jo nga interpretimet e mëvonshme si ato që erdhën shumë shekuj më vonë, si interpretimi i novotarëve siç është Nasiruddin Albani.
Përkthim,
[xhamiarabia.info]