28/365 — Si i ruante lidhjet familjare Muhammedi s.a.v.s.?

I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dha një përkufizim shumë interesant për njeriun që me të vërtetë ruan lidhjet familjare: “Nuk i ruan lidhjet familjare ai që vetëm i përgjigjet vizitës. Me të vërtetë i ruan ai që i mban lidhjet me familjarin që e harron ose e refuzon atë.“ (Abdullah ibn Amr, r.a., transmeton. E regjistron Buhariu).

Është e lehtë të shkosh tek ai që vjen tek ne.
Të telefonosh atë që të thërret.
Të jesh i mirë me atë që është i mirë ndaj nesh.

Por lidhjet familjare tregohen më së shumti kur nga ana tjetër nuk është gjithçka ashtu siç dëshirojmë. Kur dikush është larguar. Kur nuk ka thirrur për një kohë të gjatë.
Kur ka mbetur ndonjë mospajtim i vjetër për të cilin dy shtëpi nuk hyjnë në njëra-tjetrën për vite me radhë.

I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. na mëson se nuk duhet të presim që pala tjetër ta bëjë hapin e parë.
Dikush duhet të thërrasë i pari.
Dikush duhet të trokasë i pari.
Dikush duhet të vendosë që një grindje e vjetër të mos jetë trashëgimia që do t’ua lërë fëmijëve të tij.

Le të jemi ne ai dikush!

Redaksia