31/365 — Si veprohej  kur dikush të besonte një sekret?

Enes ibn Maliku, r.a., ishte ende djalosh kur Pejgamberi s.a.v.s. njëherë e dërgoi të kryente një punë. Kur u kthye në shtëpi, nëna e pyeti pse ishte vonuar. Enesi i tha se Pejgamberi s.a.v.s. e kishte dërguar për një nevojë.
“Cila nevojë?”, pyeti ajo. “Është sekret”, u përgjigj ai.
Nëna  atëherë nuk i tha se, si nënë, duhej t’ia tregonte gjithçka.
I tha: “Mos ia zbulo askujt sekretin e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.
Enesi e ruajti atë sekret.
Më vonë ai tregonte se Pejgamberi s.a.v.s. i kishte besuar një sekret që nuk ia zbuloi askujt, madje as nënës së tij, kur ajo e pyeti për të. Kjo është një shkollë e bukur besimi.
Jo gjithçka që dimë duhet të tregohet.
Jo gjithçka që na thotë dikush duhet të përfundojë te personi i tretë. Kur një njeri të beson diçka, të ka dhënë diçka që nuk shitet dhe nuk blihet dot.
Të ka dhënë besimin e tij. Dhe ai mund të humbasë me vetëm një fjali të vetme.

Redaksia